Futboll Premier League Sport

Arsenal interesohet për Radja Nainggolan

Arsenal do të kërkojë të transferojë mesfushorin e Roma-s Radja Nainggolan nëse punëson Luis Enrique në stolin e ekipit.

Lojtari i Belgjikës vetëm së fundmi ka nënshkruar një rinovim të kontratës me Ujqërit, megjithëse shumë klube evropiane kanë kërkuar shërbimet e tij.

Sipas Sun Sport, Arsenal do të fokusohet të tundojë Nainggolan drejt Londrës nëse Luis Enrique zgjidhet për të zëvendësuar Arsene Wenger sezonin e ardhshëm.

Ai do të jetë 30 vjeç vitin tjetër dhe e ardhmja e tij mund të varet nga situata e Fair Play Financiar te Roma.

Chelsea dhe Manchester United kanë kohë që interesohen për Nainggolan, çmimi i të cilit është 50 milionë euro.

Lojtarë është shprehur në mënyrë të përsëritur se mund të fitojë shumë para diku tjetër, por vlerëson jetën e tij në Romë në vend të rrogave masive.

Related posts

ZYRTARE/ Përforcimi i dytë, Tirana firmos me ish-kapitenin e Kombëtares Shpresa

Delo.autor

CHAMPIONS/ Kundërsulm “vrasës”, ‘ylli’ i Juventus shënon super gol (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Bylis-Kukësi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment