Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Brazilianët e Chelsea bëhen biznesmenë!!!

Tanimë nuk janë vetëm shok ekipi te Chelsea, por brazilianët David Luiz dhe Willian janë ortakë biznesi.

Dyshja ka prezantuar restorantin e përbashkët “Babbo” gjatë kësaj jave dhe në muajt e ardhshëm do të hapin të tjerë, kryesisht në kryeqytetin anglez.

Ky restorant është në rrugën Albemarle, Mayfair, në Londër dhe bazohet te kuzhina italiane.

Bashkë me ta, në këtë biznes të ri, është edhe menaxheri i famshëm Kia Joorabchian.

Gjatë fundjavës së kaluar, në ditën e përurimit, dy brazilianët e Chelsea ftuan shokët e ekipit dhe lojtarë të tjerë si Gabriel Jesus i City, Joao Mario i West Ham dhe Phil Coutinho i Barcelonës.

Në darkën e parë ishin të pranishëm edhe Gary Cahill, Cesc Fabregas, Marcos Alonso, Danny Drinkwater dhe Tiemoue Bakayoko, që i uruan fat shokëve të ekipit Luiz dhe Willian.

Related posts

“E ardhmja ime nuk varet nga rezultatet, Morata është lojtar stoli!”

Q.Autor

Dy largimet shokues të Mourinhos nga Manchester United

Sadik.Autor

U DËMTUA BRAVO/ Manchester City arrin marrëveshje me një SUPER portier të ri

Isa.Autor

Leave a Comment