Formula 1 Sport

Ricciardo: Mercedes apo Ferrari? Dua titullin kampion

“Nuk kam folur as me Mercedes dhe as me Ferrarin. Do vendos në verë, por nuk do të bëj më pilotin e dytë. Dua të luftoj për t’u shpallur kampion bote”. Fjalë të forta këto nga piloti australian Daniel Ricciardo, që duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

Pas triumfit në garën e Kinës, piloti i Red Bull vjen me shumë entuiziazëm në garën e parë sezonale në kontinentin evropoian. “Nuk do të shkoj në një tjetër vend, vetëm se duhet ta bëj. Do të ketë patjetër opicione, por unë do të shkoj atje ku janë mundësitë”, deklaroi Ricciardo.

“Me Hamilton në skuadër do të ishte një sfidë e bukur – tha më tej australiani – ashtu si edhe me Vettel apo siç ka qenë edhe më parë me Vettel. Kur të fillojnë bisedimet konkrete të gjithë njerëzit që qëndrojnë pranë meje do të më japin një ndihmë. Do të shfrytëzoj të gjithë kohën që kam në dispozicion, pë të shkuar atje ku dua, por nuk është ky momenti të flasim. Dua të provoj të fitoj titullin kampion bote, ndaj do të kërkoj vendin e duhur”, tha Ricciardo.

Me tej australiani i Red Bull foli me optimizëm për sezonin, pas suskesit në Kinë. “Nuk kam shumë suksese, ndaj secili prej tyre është special. Përpara fitores në Kina, gara e fundit që kisha fituar ishte ajo në Baku, por kishte kaluar mjaftueshëm kohë. Patëm një zhgënjim të madh në Bahrein, kur dola nga gara vetëm pas pak xhirosh. Në Kinë shfrytëzova shumë mirë futjen e makinës së sigurisë, por jo gjithnjë ke mundësinë të nisesh në pozicionet e para dhe të shfrytëzosh mundësitë që të jep gara”, deklaroi Ricciardo.

Related posts

SERIE A/ Ekipet e Milanos kundër atyre kryeqytetase, dy ndeshje tepër të forta ditën e sotme në Itali

F.autor

REFUZON KATALANASIT DHE MILANIN/ Sulmuesi spanjoll: Të ardhmen time vendos tek klubi…

Delo.autor

SËRISH DYLUFTIM KHABIB-MCGREGOR?/ Agjenti zbulon planet e rusit

Isa.Autor

Leave a Comment