Futboll Premier League Sport

Jose Mourinho rrëfen: Isha unë ai që zbulova Salah

“Eshtë e padrejtë të thuash që isha unë që shita Salah, përkundrazi ka ndodhur e kundërta, isha unë që e zbulova dhe e mora te Chelsea.” Jose Mourinho ka dëshirë të thotë të vërtetën në lidhje me përvojën e hidhur të Mohamed Salah te Chelsea, me portugezin si trajner.

“E gjithë ajo që po bën po i habit të gjithë, mendoj edhe atë vetë,” – kanë qenë fjalët e “Special One”.

Mourinho, sot trajneri i Manchester United, vazhdon: “Isha unë që e udhëzova klubin e Chelsea të merrte Salah. Erdhi kur ishte ende një djalosh dhe nuk kishte përgatitjen fizike dhe psikologjike për të luajtur në Premier League. Gjithçka ishte e vështirë për të dhe me kërkesën e tij e huazuam te Fiorentina, ku nisi procesin e pjekurisë.”

“Jam shumë i lumtur për atë që po i ndodhi, sepse ka shënuar kundër të gjithë kundërshtarëve, me përjashtim të Manchester United,” – përfundoi Mourinho duke iu referuar faktit se Salah nuk ka shënuar në asnjë nga dy ndeshjet kundër “djajve”.

Related posts

PAS DËMTIMIT TË PORTIERIT MAIGNAN/ Nuk kanë fund problemet për Milan-in, infektohet me COVID-19 ylli…

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Partizani ndal Vllazninë në frymën e fundit dhe ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Strakosha: Qëndroni në shtëpi! Lazio, stërvitje në shtëpi me programe të veçanta

F.autor

Leave a Comment