Futboll Premier League

Paraqitja e mirë ndaj Liverpoolit ia siguron kontratën e re yllit të Arsenalit

Kontrata e Jack Wilshere me Arsenalin do të skadojë në fund të këtij sezoni, por Arsene Wenger ka sugjeruar se bisedimet për kontratë të re janë duke ecur shumë mirë.

Karriera e 23-vjeçarit është goditur rëndë nga lëndimet në vitet e fundit, megjithatë këtë sezon ai nuk ka pasur probleme me lëndime dhe ka qëndruar mirë fizikisht duke mahnitur me formën në javët e fundit, transmeton Express.

Jack mahniti në veçanti në rikthimin i jashtëzakonshëm të Arsenalit ndaj Liverpoolit, pas të cilës ndeshje Wengeri sugjeroi kontrata e re për anglezin është rrugës.

Një numër skuadrash të Premierligës janë të interesuara për të.

I pyetur nëse Wilshere do të nënshkruajë kontratë të re, Wenger dha një përgjigje të mistershme.

“Patëm katër lojtarë të akademisë në ndeshje kundër Liverpoolit. Maitland-Niles, Bellerin, Iwobi dhe Wilshere. Dhe natyrisht duam t’i mbajmë ata”, tha Wenger.

Related posts

Pacult: Në Vlorë një finale, për Championsin ka ende kohë

Sadik.Autor

“SHPËRTHEJNË” POLEMIKAT NË ITALI/ Shikoni gafën e VAR-it dhe arbitrit tek penalltia e Lazios (VIDEO)

Delo.autor

OPINION NGA GARY NEVILLE/ Penalltia nuk ishte 1 milion vjet, por s’më intereson

Delo.autor

Leave a Comment