Moto GP Sport

MotoGP/ Crutchlow zhgënjeu në Austin, por sheh aspekte pozitive

Në dy garat e para Cal Crutchlow i habiti të gjithë me shfaqjet e tij, duke kulmuar me fitoren në Argjentinë. Piloti anglez nuk ishte në gjendje të përsëriste veten në Teksas, një garë që e përfundoi në vendin e 19-të pas rënies kur ai po luftonte me Zarco dhe Pedrosa. Ish-udhëheqësi i Kampionatit Botëror përmes sajtit të ekipit shprehu pakënaqësinë e tij për rezultatin: “Natyrisht, jemi shumë të pakënaqur me rezultatin e Grand Prix-it të fundit: në fillim të garës ishim në krye të kampionatit dhe pas përfundimit ne jemi të katërt për shkak të gabimit tim në hapin e shtatë”.

“Patjetër kisha një ritëm të mirë, por bëra një gabim në kthesën e fundit dhe u rrëzova. Tani ne duhet të shikojmë nga e ardhmja me ekipin për t’u përgatitur për garën në Jerez, por unë dua të falënderoj ekipin tim: kemi pasur një ritëm të mirë për të gjitha tre ditët. Ne duhet të kuptojmë aspektet më të mira dhe të shikojmë të ardhmen”. Tha piloti i ekipit të LCR-së.

Related posts

KLASIFIKIMI/ Irani kryeson Grupin B, ndiqet nga Portugalia dhe Spanja

Sadik.Autor

LEKSION FUTBOLLI/ “Shkërmoqet” Reali i Madridit, Eibari e mund lehtësisht (VIDEO)

Isa.Autor

Rusi-Arabia Saudite/ Vjen goli i parë i Botërorit, Gazinski çon në avantazh rusët (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment