Kategoria Superiore Shqipëri

Shtyhet Kategoria Superiore, kampionati rinis më 27 Janar

Futbolli shqiptar, i të gjitha kategorive, ka marrë pushimet dimërore. Futbollistë e trajnerë, por jo vetëm, do të festojnë pranë familjeve të tyre Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, pastaj do të rikthehen në veprim. Përfshirja në merkaton e janarit, sipas mundësive, është një imperativ për cilindo, ashtu sikurse “karikimi i baterive” në fazën përgatitore të kësaj periudhe, brenda e jashtë vendit. Por kur do të rifillojë kampionati i Kategorisë Superiore, ai më interesanti dhe më i ndjekuri? Për këtë ka bërë sot një njoftim zyrtar vetë FSHF-ja, organizatorja e garës:

“Me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv u vendos që java e 17-të e Kategorisë Superiore do të luhet në datën 27 janar 2018 dhe jo në datën 20 janar, siç ishte parashikuar më parë. Sektori i Garave pranë FSHF-së ka bërë këtë propozim, i cili është miratuar me vendim qarkullues të KE. Ndërkaq, për këtë vendim do të vihen në dijeni të gijtha ekipet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore”.

Related posts

MOVIOLA E DINAMO-PARTIZANI/ Pamje për dylbi, Barjamaj nuk konsultohet me VAR-in për penalltinë (VIDEO)

Delo.autor

“Sherri” Starova-Trashi, Olsi Rama mbledhje urgjente te Partizani, pritet dënimi për lojtarin

Q.Autor

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Flamurtari vazhdon pa shenja “jete”, Tirana me afrime cilësore. Ja të gjitha lëvizjet e deritanishme

Delo.autor

Leave a Comment