Futboll Sport

Tre takime për ditën e sotme në Superligë, zbuloni skuadrat që zbresin në fushën e blertë

Dje janë luajtur dy nga pesë takimet e javës së 31-të të kampionatit në Superligë. Lushnja ka ndalur Partizanin në shtëpi 1-1, ndërsa Luftëtari ka bërë detyrën ndaj Flamurtarit duke e mundur me rezultatin 2-1.

Tre takimet e mbetura do të luhen sot. Vllaznia do presë Laçin në shtëpi në orën 16:00. Në po të njëjtën orë Kamza luan në transfertë ndaj Teutës, ndërsa kryendeshja e kësaj javë sigurisht që është ajo mes Skënderbeut dhe Kukësit.

Korçarët do të presin në shtëpi kampionët aktualë në orën 19:00. Një fitore e Skëndebeut ditën e sotme do t’i shpallte matematikisht kampionë, në të kundërt, festa mund të shtyhet për në takimin e radhës.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Lazio mendon për të ardhmen, Igli Tare siguron transferojë dy binjakët…

Delo.autor

MOTO GP/ Honda divorcon me Pedrosa, synon dyshen e ëndrrave Marquez-Lorenzo

Sadik.Autor

ZIDANE “SPOSTON” MESSIN/ Ja 11-shja më e shtrenjtë në historinë e “El Clasico”

Isa.Autor

Leave a Comment