Futboll

Harry Kane mposht Messin, golashënuesi më i mirë i vitit 2017

Pas disa javësh konkurrence në distancë dhe një lufte shumë të ngushtë në krye të tabelës, nderi i golashënuesit më të mirë të vitit 2017 shkon për anglezin e Tottenhamit, Harry Kane, i cili, me dy golat e tij kundër Southampton, e kaloi Leo Messin në krye të klasifikimit dhe e mbylli vitin kalendarik me 55 gola.

Kane shënoi për 1-0 në minutën e 22-të, pas goditjes së lirë, të ekzekutuar nga Christian Eriksen. Goli i dytë i tij erdhi në minutën e 37-të të ndeshjes. Kane, jo vetëm që bëhet golashënuesi më i mirë në botë për vitin 2017, por, gjithashtu, ka mposhtur (me 38 gola) rekordin e “rrjetave” në një vit në Premier League, që mbahej nga Alan Shearer (36 gola në vitin 1995).

Kjo është renditja e “Top 10”:
1. Harry Kane – 55 gola
2. Lionel Messi – 54 gola
3. Edinson Cavani – 53 gola
4. Robert Lewandowski – 53 gola
5. Cristiano Ronaldo – 53 gola
6. P.Aubameyang – 43 gola
7. Richmond Boakye – 42 gola
8. Bas Dost – 42 gola
9. Ciro Immobile – 41 gola
10. Romelu Lukaku – 40 gola

Related posts

U DËMTUA KUNDËR LUFTËTARIT/ Korçarët në ankth për kapitenin Muzaka, ja sa do të mungojë

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SHQIPËRISË NË KUALIFIKUESE/ Trajneri Erik Hamren: Ishin kundërshtarë të vështirë, ne do të…

Delo.autor

LIVE/ Liverpool-Porto, Keita e Firmino nderojnë “Të Kuqtë” në pjesën e parë

Delo.autor

Leave a Comment