Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Ylli që shënoi në debutimin e tij kërkon largimin nga Bayern

Niklas Dorsch është gati të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit megjithëse përjetoi një debutim ëndrrash te kampionët e Bundesliga-s.

Dorsch ishte një nga tre debutuesit dhe katër të promovuarit nga akademia që e nisën nga minuta e parë ndaj ekipit të trajnerit të ardhshëm të Bayern Niko Kovac i Eintracht Frankfurt të shtunën.

Mesfushori 20-vjeçar e shfrytëzoi më së miri mundësinë, duke shënuar golin e parë në fitoren 4-1 të skuadrës së Heynckes.

“Çështja është se unë dua të bëj hapin e radhës në karrierën time,” shprehet Dorsch për Sport1.

“Nuk e di se në cilin ekip do ta bëj, por në çdo rast, këtu nuk do të jetë.”

Dorsch ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme rinovimin me Bayern, me kontratën aktuale që i përfundon në fund të sezonit.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sokol Cikalleshi vulos fitoren e Akhisarspor

Delo.autor

REAL MADRID NIS NË LA LIGA/ Zidane shpenzoi 300 milion euro por ka probleme

Delo.autor

ÇIFTI ISHTE SHUMË I PËRFOLUR/ Ish-lojtari i Skënderbeut i jep fund lidhjes me modelen bullgare

Delo.autor

Leave a Comment