Futboll Sport

Mezani nuk pranon fjalët e Mziut, i intereson diçka tjetër…

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, ka dalë mjaft i zhgënjyer nga humbja kundër Vllaznisë. Ai beson se skuadra meritonte më tepër, por kartoni i kuq i Sefgjinit në minutën e 6-të ndikoi në gjithë lojës. Numri një i laçianeve përgëzon skuadrën e tij që dhe me 10-të futbollist u paraqit mjaft mirë.

“Kishim një lojtar më pak dhe e dinim se do ishte e vështirë. Rrezikuam si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por nuk arritëm të shënonim.

Ne jemi futur në fushë për të fituar këtë ndeshje dhe ditën e djeshme na ka kënaqur ndalimi i Partizanit pasi na dha një moral tjetër por më vjen keq që nuk e arritëm fitoren.

Mziu? Nuk e di këtë fakt dhe nuk dua ta komentoj pasi edhe herën e kaluar ishin këto zëra. Nëse do fitonim do renditeshim në vendin e katërt dhe gjërat tjera nuk më interesojnë.

Kemi poseduar topin dhe kemi rrezikuar në pjesën e dytë por ndërtimi i aksioneve nuk ishte siç doja. Doja që lojtarët të kërkonim topin nëpërmjet linjave por ata nuk e bënë këtë dhe ky ishte një defekt që nuk na la të depërtonim në zonë”, – e mbylli Mezani.

Related posts

LISTA/ Ja kur fillon merkato e janarit dhe kur mbyllet në çdo kampionat

F.autor

TË PAPËRMBAJTSHËM/ MESSI-FATI me kombim përfekt, Barcelona në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKËL I GARANTUAR/ Faza çerekfinale e Botërorit ngre sot siparin, ja kur do të luhen 2 duelet interesante

F.autor

Leave a Comment