Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Sarri: Ndeshjen e ardhshme mund të vijë rekordi…

Humbja në Firence i ka lënë një shije të hidhur në gojë Sarri-t. “Jemi demoralizuar pas kartonit të kuq dhe pas golit të pësuar nuk kemi ditur të reagojmë. Nuk e di nëse ndeshja kundër Juventus ka ndikuar”, ka thënë trajneri i napolitanëve pas ndeshjes së luajtur në “Franchi”.

“Goli i Higuain kundër Inter? Është e kotë të shpenzosh energji për ndeshjet e të tjerëve, – ka vazhduar ai. – Unë kam parë një ekip që ka humbur identitetin pasi ka mbetur me 10 lojtarë. Ndërhyrja e VAR dhe kartoni i kuq? Më mirë do të kishte qenë të jepej penallti dhe jo karton i kuq, por tashmë nuk mund të bëjëm asgjë”.

“Nëse fitojmë ndeshjen e ardhshme do të realizonim një rekord për sa i takon pikëve dhe kjo do të ishte një kënaqësi e madhe. Mertens? Nuk mendoj se e ka fajin lodhja, ndoshta ka patur një rënie fiziologjike dhe skuadra nuk e ka ndihmuar aq sa duhet. Sot nuk ka qenë faji i askujt në veçanti, kemi humbur si skuadër”, ka përfunduar Sarri.

Related posts

Nis sot Kampionati Botëror i Futbollit “Rusi 2018”, sa përfitojnë shqiptarët?

Sadik.Autor

Surpriza e madhe, Allegri ndryshon modulin ndaj Real Madrid

Sadik.Autor

HIJE DËNIMI NË HORIZONT/ Juve nuk gjen paqe, nga Allegri te Vlahovic të gjithë në dyshim

F.autor

Leave a Comment