Futboll Seria A Sport

Mesfushori Emre Can arrin marrëveshje me klubi e madh italian

Mesfushori i Liverpoolit më në fund ka arritur marrëveshje me Juventusin me një kontratë pesëvjeçare, raportojnë mediat italiane.

Tuttosport dhe Gazzetta dello Sport pohojnë se mesfushori gjerman i ka thënë “po” bardhezinjve, me të cilin do të nënshkruajë kontratën në fund të sezonit.

Gazetat italiane pohojnë se klube si Paris Saint-Germain kërcënojnë t’ia prishin marrëveshjen, por sigurojnë se mungojnë vetëm edhe pak detaje deri në finalizimin e marrëveshjes mes Can dhe Juves.

Can nuk pritet të luajë më këtë sezon për shkak të lëndimit në shpinë duke humbur edhe ngjarjen më të madhe në botë siç është “Botërori Rusi 2018”.

Related posts

TË PANDARË/ MESSI dhe SUAREZ shijojnë pushimin me bashkëshortet BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

GOLI SPEKTAKOLAR I KAMBERIT/ Sulmuesi shqiptar që po habit Gerrard tek Rangers (VIDEO)

Delo.autor

SERGIO RAMOS HUMBI DY PENALLTI NDAJ ZVICRËS/ Trajneri Enrique: Ai është një lojtar me eksperiencë të madhe

Delo.autor

Leave a Comment