Basketball Sport

NBA/ Boston dominon takimin e parë ndaj Philadelphia duke dhuruar spektakël

Boston Celtics mposhti me rezultatin 117-101 Philadelphia 76ers në takimin e parë të fazës çerekfinale të Play Off mes tyre. Në “TD Garden”, para rreth 19 mijë tifozëve, vendasit nuk diskutuan për asnjë moment fitoren, duke mposhtur kundërshtarin në të 4 fraksionet e ndeshjes.

Rozier dhe Tatum ishin më të mirët për Celtics, që realizuan 57 pikë, 8 asiste dhe 11 rikuperime të dy së bashku, ndërsa lojtari më I mirë I ndeshjes ishte kamerunasi i 76ers, Embiid.

Ky i fundit realizoi 31 pikë, 5 asiste dhe 13 rikuperime, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij për të shmangur humbjen. Nga ana tjetër, për Philadelphian nuk u ngjit në nivelin e pritshmërive J.J. Redick, që ndryshe nga sa pritej u ndal në kuotën e 20 pikëve, 3 asisteve dhe 3 rikuperimeve, shumë pak për një lojtar që pritet të jetë lokomotiva e ekipit.

Takimi i radhës mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet sërish në “TD Garden” të Bostonit, më 4 Maj, ku vendasit do të synojnë të thellojnë avantazhin, për të shkuar më pranë gjysmëfinaleve.

Related posts

TËRBOHET GUARDIOLA/ Godet karrigen në mes të lojës. Zbulohet shkaku (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Një epokë e re për klubin historik italian, sheiku i Mancester City bëhet pronar i ri

F.autor

PLASIN POLEMIKAT NË “ANFFIELD”/ Firminho ndëshkon “Djajtë e Kuq”, ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment