MMA Sport

Michael Chiesa vs Anthony Pettis, rivendoset në UFC 226

Michael Chiesa dhe Anthony Pettis janë gati ta provojnë edhe njëherë.

Dy peshat e lehta janë rezervuar përsëri dhe do të ndeshen në UFC 226 që do të zhvillohet më 7 korrik në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Chiesa dhe Pettis duhet të ndesheshin në UFC 223 në fillim të muajit që lamë pas por ndeshja u anuluar pës shkak se Chiesa mbeti i dëmtuar pas incidentit të autobusit ku Conor McGregor goditi xhamat e automjetit me një karrige.

Chiesa pati disa të çara në fytyrë dhe komisioni i UFC nuk e lejoi të ndeshej. Ajo ishte një nga sfidat më të shumëpritura të evenitit.

Chiesa dhe Pettis do të mundohen të dy të rikthehen te fitorja pasi të dy do të futen në kafaz pas humbjeve ndaj Kevin Lee dhe Porier.

UFC 226 pritet të jetë një nga evenimentet më të mëdha të historisë dhe do të ketë dy ndeshje për titull.

Related posts

PLANI PËR TË NDALUR JUVEN/ Rivalët mendojnë që tani për transferimet e janarit

Isa.Autor

LËVDATA PËR “PLESHTIN”/ Suarez: Messi meriton më shumë trofe të Ligës së Kampionëve

Isa.Autor

“TË ZGJODHA 18 VITE MË PARË DHE DO TË ZGJIDHJA SËRISH”/ Luis Suarez dedikim emocionues bashkëshortes: Të dua me gjithë shpirt

Delo.autor

Leave a Comment