Champions League Futboll Sport UEFA

Finalja e Chempions League/ Biletat me çmim të “kripur”, ja shifrat…

Reali i Madridit e ka siguruar finalen, por ndërsa pret sot rivalen e finales së Kievit, tifozët “galaktikë” kanë nisur të pushtohen nga ethet për të qenë në pronësi të një biletë për sfidën e 26 majit.

Klubit spanjoll do t’i jepen nga UEFA 17 mijë bileta për t’i shitur në dyqanet e licencuara të tyre apo edhe në uebsajt, por nëse çmimet variojnë nga 70 deri në 160 euro mes tribunave prapa portave e atyre anësore dhe ato të tribunave qendrore nga 320 deri në 450 euro, frika është që në tregun e zi, çmimet të kalojnë lehtësisht 1500 eurot.

Madje, në ueb kanë nisur të qarkullojnë edhe shifra si 150 mijë euro për një prej ambienteve “VIP”, në të cilat ofrohet ushqimi dhe fjetja për një natë, me pamje nga finalja e Champions-it dhe stadiumi i Kievit.

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Interesim i lartë për ndeshjen në “Air Albania”, ja sa bileta janë shitur (FOTO)

Delo.autor

​Formacionet zyrtare: Real Madrid – Numancia

Q.Autor

“Rusi 2018” Brazili “fërkohet” te porta e kundërshtarit, Zvicra në presion 15′ minutat e para

Sadik.Autor

Leave a Comment