Futboll

Trajneri i Everton tallet me Giroudin: Nuk po e lë gruaja të vijë tek ne

Sam Allardyce është heroi i Evertonit, sepse mori skuadrën në një krizë rezultatesh, me humbjet që pasonin njëra-tjetrën dhe tani e riktheu në rrugën e suksesit.

Me ardhjen e Allardyce dhe rikthimin në formën maksimale të Wayne Rooneyt, Evertoni iu largua njëherë e mirë fundit të renditjes, ndërsa nuk humbet prej më shumë se 8 takimesh. Drejtuesit e klubit i kanë premtuar se do t’i bëjnë edhe ndonjë dhuratë në merkaton e janarit, me qëllim që klubi të synojë një vend në Europa League.

Vetë Allardyce tregoi se skuadra ka nevojë për një sulmues pykë, që të luajë krah Rooneyt dhe të shtyjë topin në rrjetë, ndërsa pranoi se francezi Olivier Giroud ishte kontaktuar.

“Kemi nevojë urgjente për një sulmues që të shënojë gola, pasi kemi arritur të prodhojmë mjaftueshëm lojë. Kemi kontaktuar me Giroud dhe fillimisht ai ishte i hapur për këtë transferim, por më pas gruaja e tij vuri veton dhe bëri që negociatat të mbyllen pa nisur mirë. Vetë futbollisti e mirëpret një ndryshim ambienti, pasi te Arsenali nuk po gjen mjaftueshëm hapësira, por më besoni, gratë janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes. Tani duhet të hedhim sytë diku tjetër”, u shpreh Allardyce.

Related posts

I HAP SFIDË KAMPIONËVE TË ITALISË/ Marotta gati të “rrëmbejë” oblejktivin e Juventus… (FOTO)

Delo.autor

Chiellini nuk përmbahet pas kualifikimit heroik me Tottenhamin

Q.Autor

LIVE/ Shqipëri-Jordani: Me fat jordanezët, Veseli shpërdoron një GOL të sigurtë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment