Champions League Futboll Sport

Pallotta i trembet gjobës: Nuk do e bëj edhe nëse do të shkojmë në finale

Pas festës së çmendur pas kualifikimit në gjysmëfinale ndaj Barcelonës, presidenti i Romës, James Pallotta thekson se nuk do të përsëriste festimet e tij nëse do të kalonin në finalen e Champions League.

Pronari amerikan u xhirua duke u hedhur në shatërvan në “Piazza del Popolo” pas fitores 3-0 kundër Barcelonës muajin e kaluar, duke paguar një gjobë prej 450 eurosh.

Pallotta pastaj dhuroi € 230,000 për të rregulluar një shatërvan para pantheonit, por ai nuk do të shkojë në këto festim sonte, pavarësisht nga rezultati.

Kam ndjenja të mira, le të shohim. Shatërvani është i mbyllur sonte, kam dëgjuar se Koloseu është i mbyllur ...”.-tha Pallotta për gazetarët ndërsa mbërriti në “Hotel de Russie”.

Sfida mes Romës dhe Liverpool është programuar për tu luajtur sot, në orën 20:45.

Related posts

Mesatarja më e lartë për gola, zbuloni kampionatin që kryeson në Europë

Isa.Autor

GLOBE SOCCER AWARDS/ Këta janë fituesit e këtij viti…

Delo.autor

VIDEO/ Manchester City dyfishon shifrat ndaj Cardiff, Stërling autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment