Champions League Futboll Sport UEFA

Fazio i “rebeluar” dhe i  “çmendur”: Ja kush na eliminoi

Federico Fazio ka dhënë një deklaratë pas eliminimit të Romës në Ligën e Kampionëve.Mbrojtësi i skuadrës italiane ka thënë se atyre u janë mohuar dy penallti të pastërta, gjë që ndikuan në rrjedhën e lojës.

“Kjo nënkupton një ngritje të vazhdueshme, prandaj duhet të arrijmë në këtë fazë edhe në sezonin e ardhshëm dhe të përpiqemi ta bëjmë këtë që e bëmë sivjet”, ka thënë Fazio pas ndeshjes.

“Është një vazhdimësi e asaj që kemi bërë deri më tani dhe mënyra si e kemi bërë, duke zhvilluar futboll të mirë. Ishte paksa e dhimbshme sot, sidomos me dy penalltitë që nuk na u dhanë”.

“Për më shumë, arbitri i dha vetëm tri minuta shtesë… Duhet të mendojmë pozitivisht, t’i marrim parasysh të gjitha gjërat pozitive, përkundër dy penalltive, t’i çojmë kokat lartë dhe të vazhdojmë”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Romës.

Related posts

Zyrtare: Pritja mbaroi, sulmuesi largohet nga Inter

Q.Autor

TËRMET TEK MILANI/ Një tjetër sulmues largohet nga kuqezinjtë, transferohet në…

Isa.Autor

“RILIND” LUFTËTARI/ Flet zëvendës trajneri Kristidhi pas fitores: Kam derdhur djersën për fanellën…

Delo.autor

Leave a Comment