Futboll La Liga Sport

Cillessen qëndron te Barça, por me këtë kusht themelor

Jasper Cillessen kërkon më shumë hapësira te Barcelona. Pavarësisht se te “blaugranat” ndihet mirë, 29-vjeçari, i transferuar te katalanët në vitin 2016 nga Ajaxi për 15 milionë euro, u shpreh i pakënaqur për minutazhin e ofruar nga trajneri Valverde.

Portieri deklaroi se është një lojtar profesionist dhe se dëshiron të aktivizohet më shumë se 10 ndeshje në sezon. Gjithsesi, holandezi u shpreh se drejtuesit e klubit i dinë mendimet e tij, por nuk kanë ndërmend ta shesin.

Në fund Cillessen pohoi se ai nuk është një futbollist që shkon kundër skuadrës së tij, prandaj do të vazhdojë të qëndrojë te ekipi nga “Camp Nou”.

Related posts

Interi sfidon Napoli për Simone Verdi e Bolonjës

Sadik.Autor

MotoGP/ Një vit më pas, askush nuk e beson që Hayden nuk është më

Sadik.Autor

“E MAHNITSHME”/ Xherdan Shaqiri rrëfen ndjesinë e fitores ndaj PSG-së

Isa.Autor

Leave a Comment