Futboll Premier League

Newcastle-Manchester City, “Citiziens” kërkojnë suksesin e 18-të rresht

 Java e 20-të e Premier League ofron sot një duel shumë interesant. Në St James Park, Newcastle United pret skuadrën e rekordeve, Manchester City-in e Pep Guardiolës. Nga njëri krah është Rafa Benitez i cili në këtë sezon ka një mision të vështirë të mbajë qymyrxhinjtë mes më të mirëve të futbollit anglez.
Ndërsa në anën tjetër është Pep Guardiola trajneri që i ka dhënë një tjetër dimension Manchester City dhe i ka bërë Citiziens një nga skuadrat më të mira në Europë dhe që luajnë një futboll spektakolar. Objektivi i City-it është të thyejë rekordin e Bayernit prej 19 fitoresh radhazi në kampionat, por për ta realizuar këtë mision skuadra nga Etihaad Stadium duhet të kalojë më parë Newcastle-in për ta çuar në 18 numrin e fitoreve rresht.
Me një sukses të mundshëm mbrëmjen e sotme skuadra e Guardiolës do të hidhte një tjetër hap të sigurtë drejt titullit kampion pasi diferenca me Manchester United të vendit të dytë do të shkonte në plot 15 pikë.

Related posts

EKIPI DREJT SHPËRBËRJES PAS VENDIMIT TË CAS/ Ja dilemat e sezonit të ri të Skënderbeut

Delo.autor

PAMJET/ Nga porno në futboll, modelja nis karrierën si anësore: Ëndërr të gjykoj në Botëror

F.autor

Barazimi me Skënderbeun/ Mërgjyshi: Mund të kishim fituar, jam optimist

Isa.Autor

Leave a Comment