Futboll Seria A Sport

Interi vendos rekord shikueshmërie këtë sezon, pasohet nga Milani

Interi ka kaluar shifrën e një milionë tifozëve pjesëmarrës këtë sezon dhe është e vetmja skuadër e Serie A që e bënë këtë. Tifozët zikaltër vazhdojnë t’i qëndrojnë mbrapa ekipit të tyre të zemrës, Interit.

Me luajtjen e Derby d’Italia në fundjavë, ku ishin plot 78,328 tifozë, pjesëmarrja e tifozëve Nerazzurr në shtëpi ka arritur tashmë në shifrën e 1,026,177 tifozëve deri tani këtë sezon. Interi ende ka edhe një tjetër ndeshje në shtëpi kundër Sassuolos para përfundimit të sezonit për ta quar atë numër më lartë.

Rivalët e tyre të qytetit, Milani, janë në vendin e dytë për pjesëmarrje totale me 894.502 tifozë në ndeshjet e tyre në San Siro. Tifozët Rossoner vijnë një pjesëmarrje mesatare prej 52.618 tifozëve për ndeshje ndërsa rekordmenët e Interit kanë plot 57.010 tifozë për ndeshje.

Edhe tifozët e Milanit ‘Curva Sud’ qëndron mbrapa skuadrës së tyre.Napoli është në vendin e tretë me 719.503 tifozë deri më tani dhe një pjesëmarrje mesatare prej 42.324.Juventusi rrumbullakos katërshen me 658.917 tifozë dhe një pjesëmarrje mesatare prej 38.760 tifozësh.

Related posts

Pep Guardiola optimist: Sane do të jetë edhe më i fortë se vitin e kaluar…

Isa.Autor

EURO 2024/ Bologna klubi me më shumë gola të shënuar dhe asiste

F.autor

Ajax-s refuzon ofertën e Justin Kluivertit nga klubi i Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment