Formula 1 Sport

Ferrari marrëveshje me Liberty Media, “kokëkuqja” do të qëndrojë në Formula 1

Presidenti i ferrarit, Sergio Marchionne, ka qetësuar të gjithë fansat e makinës italiane se marrëveshja mes “kokëkuqes” dhe drejtuesve të Liberty Media, pronarëve të Formula 1, është pranë nënshkrimit.

Çka do të thotë se pas betejës së fortë që palët patën deri një muaj më parë situata është më e qetë. “Ajo që duhet të mbani në mend është se Ferrari do të vazhdojë të qëndrojë në Formula 1. Kjo është pjesë e ADN-së tonë. Do të vazhdojmë të tregojmë aftësitë tona këtu”, tha Marchionne, duke hequr dorë nga largimi nga Formula 1 pas konfliktit me Liberty Media.

I kemi të gjitha elementët e nevojshëm për të diskutuar dhe besoj se deri në fund të vitit do të kemi sheshuar të gjitha mosmarrëveshjet dhe asfaltuar të ardhmen. Jam i kënaqur nga fakti që pala tjetër ka ndryshuar mendim dhe opinion për të ardhmen”, tha më tej presidenti i makinës italiane, që shtoi se këtë sezon Ferrari duket shumë pranë titullit. “Makina është shumë e mirë, shumë e shpejtë dhe në gjendje të duelojë për titullin. Është në kushtet e duhura për ta bërë këtë gjë. Është e rëndësishme që Ferrari të rikthehet te titulli kampion”, tha Marchionne.

Related posts

“MË MBËSHTETËT EDHE KUR E DINIT SE DO IKJA”/ Rrahmani e mbyll me fjalë emocionuese te Verona: Një vit i paharrueshëm

Delo.autor

Allegri është një trajner kanibal: katër dopieta në katër vite te Juventusi

Sadik.Autor

Goleadorët e Superiores luajnë edhe te ekipet me buxhet të ulët…

Sadik.Autor

Leave a Comment