Futboll Seria A Sport

Dy muaj pa Astorin, reagimi i familjes: Faleminderit!

Një faqe gazete e dedikuar tërësisht për humbjen që tronditi aq shumë zemra në futbollin italian e jo vetëm.

“Gazzetta dello Sport” e kësaj të shtune, kur mbushen plot dy muaj nga ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit të Fiorentinës dhe Italisë, Davide Astori, i dedikon një faqe të saj mesazhit të familjes, që reagon kështu për herë të parë, por në një mënyrë tejet të thjeshtë.

Një foto e Astorit duke buzëqeshur, veshur me fanellën e Kombëtares “axurre” dhe mbishkrimi “Faleminderit”.Një falenderim për miqtë, shokët, rivalët dhe të gjithë ata që u bashkuan me dhimbjen e familjes së tij. Ishte një lojtar që jo vetëm mbante shiritin e kapitenit të Fiorentinës, por dukej sikur të ishte kampioni i të gjithëve, i të gjithë njerëzimit.

E vogla Vittoria është njëra nga firmëtaret e kësaj faqeje gazete, sikurse edhe e ëma e saj Francesca (bashkëshortja e Davides) dhe familjarë të tjerë.Janë shumë pak fjalë, por delikate, që shënojnë kështu dymujorin e parë të ikjes së Astorit.

“Faleminderit është një fjalë e thjeshtë por unike, siç ishte edhe Davide. Duam t’iu themi faleminderit personalisht të gjithëve që na qëndruat pranë, duke nisur nga ai 4 mars i papritur për të gjithë ne, por që ishit jashtëzakonisht të shumtë, aq sa nuk mund ta imagjinonim. Ndaj zgjodhëm ta bënim kështu, siç ishte e zakonshme nga Davide, me një buzëqeshje dhe një përqafim të fortë, për t’iu thënë faleminderit nga zemra”.

Related posts

MARATONA E TIRANËS/ Rreth 3000 garues “pushtuan” kryeqytetin

Delo.autor

Botërori “Rusi 2018″/ Zbulohet kombëtarja me vlerën më të lartë

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENËN E GJYSMËFINALES CHAMPIONS/ Rrëfehet James Milner: “Pleshi” më tha gomar i vogël…

Delo.autor

Leave a Comment