Futboll Ligue 1 Sport

Rusi 2018/ Neymar qetëson Brazilin para Botërorit

Neymar është kthyer në Francë për të vazhduar rehabilitimin e këmbës së dëmtuar përpara Kupës së Botës. Dy muaj pas operacionit, 26-vjeçari u kthye në Paris ditën e djeshme, ku do të qëndrojë derisa të rikuperohet plotësisht.

Ylli brazilian u detyrua që t’i nënshtrohej operacionit në këmbën e tij të djathtë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Marseille në Ligue 1 më 25 shkurt. Ai është fotografuar pasditën e djeshme teksa zbriste në aeroportin “Le Bourget” dhe u drejtua menjëherë drejt shtëpisë së tij në periferi të kryeqytetit francez.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain shpreson që të jetë gati për në Botërorin që do të luhet nga data 14 qershor deri më 15 korrik në Rusi. Ish-ylli i Barcelonës nuk ka më shanse që të kthehet në kampionat për të ngritur titullin me skuadrën, tani shpresa e vetme për të ka mbetur Botërori.

Muajin e kaluar, Neymar konfirmoi se testin e fundit të këmbës do ta ketë më 17 maj, ku do të mësojë nëse do të jetë gati apo jo për të ndihmuar kombëtaren e tij në Rusi. Ndeshjen e parë, Brazili do ta luajë ndaj Zvicrës më 17 qershor.

Neymar tha muajin e kaluar se do të ketë provimin e tij të fundit mjekësor pas operacionit më 17 maj, duke shtuar se ai mund të jetë në dispozicion për sesionet e trajnimit të Brazilit që fillojnë më 21 maj pranë Rio de Janeiro. Loja e parë e Brazilit është më 17 qershor kundër Zvicrës.

Në sezonin e tij të parë me PSG, ai shënoi 19 gola në 20 ndeshje të luajtura pas transferimit nga “Camp Nou” për një rekord botëror prej 198 milionë paund.

Related posts

LIVE/ Barcelona-Getafe, Messi ndëshkon miqtë

Delo.autor

REVOLUCION NË ANGLI/ Do ketë KARTONA të VERDHË dhe të KUQ për TRAJNERËT

Isa.Autor

BASTET/ Sot pritet sfida Poloni-Shqipëri, shihni sa kuotohet fitorja e “kuqezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment