Futboll Seria A Sport

E konfirmon presidenti i Racing Club, Lautaro Martinez do të vesh fanellën…

Presidenti i Racing Club, Victor Blanco, ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të ri Lautaro Martinez tek skuadra e Interit. Drejtuesi më i lartë i klubit argjentinas, është shprehur se nuk dëshiron të krijohen aludime të kota rreth së ardhmes së 20-vjeçarit, i cili konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.

Blanco ka konfirmuar se marrëveshja mes klubeve është arritur për shifrën e 25 milionë eurove dhe se Racing gëzon të drejtën e përfitimit të 10 përqindëshit, nëse sulmuesi shitet në një klub tjetër. Gjithashtu numri 1 i Racing ka shtuar se klubi do t’i kërkojë Interit që ta mbajnë sulmuesin deri në dhjetor, por gjithçka sipas tij varet edhe nga dëshira e 20-vjeçarit.

Related posts

Boll më! Në Shkodër e kanë radhën tifozët të veprojnë…

Sadik.Autor

VARANE PRITET TË JETË TITULLAR TEK MANCHESTER UNITED/ Maguire: Ne mund të përmirësojmë njëri-tjetrin dhe…

Delo.autor

BOTËRORI/ Messi e Alvarez dhurojnë spektakël, Argjentina kalon në FINALE

F.autor

Leave a Comment