Futboll Premier League Sport

Trajneri i Tottenham: Nuk jam i mërzitur me lojtarët e mi, por i zhgënjyer nga ata…

Mauricio Pochettino ka folur shpesh si një figurë prindërore, por futbollistët e tij, por këtë herë nuk i ka kursye kritikat në fund të humbjes 1-0 ndaj WBA.

“Sigurisht që jam i zhgënjyer. Ne jemi në garë për të arritur një nga katër vendet e para në kampionat për të shkuar në Champions, por pas kësaj ndeshje kam një ndjenjë shumë të keqe. Nuk jam i mërzitur, jam i zhgënjyer,” – tha argjentinasi.

Më pas, Pochettino shtoi: “Ne e dominuam ndeshjen. Krijuam raste mjaftueshëm, por nuk shënuam. Në fund, WBA i ka të gjitha mundësitë për të shënuar ndaj kujtdo në goditje standarte. Nëse nuk shënon, e pëson.”

Tottenham ka dy ndeshje në fushën e tij kundër Newcastle dhe Leicester dhe e ka ende në dorën e tij mundësinë e kualifikimit.

“Kemi mundësinë e autokritikës. Nëse nuk i fitojmë këto ndeshje në “Wembley” atëherë nuk e meritojmë Champions League, por unë mendoj se skuadra ime do të reagojë,” – përfundoi Pochettino.

Related posts

“NUK DONIN TA BLININ”/ Solskjaer: United nuk më dëgjoi, e kishte në dorë Haaland për vetëm 4 mln €

F.autor

ËSHTË I PANDALSHËM NË ITALI/ Ja top-formacioni i Juventusit në 8 vitet e fundit (FOTO)

Delo.autor

EURO 2020/ Kosova “provë force” ndaj rivalëve direkt në grup

Delo.autor

Leave a Comment