Sport Të tjera

Federer: Ja përse vendosa të mos luaj në Roland Garros

Tenisti zviceran Roger Federer ka përsëritur të njëjtat hapa si një vit më parë, duke evituar të gjithë sezonin në fushat me dhè, për t’u rikthyer në mes të qershorit në turnetë që zhvillohet në fushat me bar.

Duket qartë se kjo sipërfaqe nuk i pëlqen zviceranit, që preferon më shumë atë me bar, ku dhe synon të mbrojë titullin e fituar vjet në Wimbledon. Zvicerani do të debutojë në mes të qershorit në turneun e Shtutgardit dhe më pas do të luajë në Halle, dy turne që do t’i shërbejnë si test në prag të grand slemit londinez.

Në një intervistë të dhënë në Dubai, ku dhe po stërvitet prej një muaji për rikthimin në fushë, numri 2 në botë ka shpjeguar vendimin e tij për të mos luajtur në fushat me dhè. “Nuk jam më 25 vjeç, por 36, ndaj kam nevojë të kursej energji për të luajtur sa më gjatë tenis. Më duhet të pranoj se më pëlqen më shumë të luaj në fushat me bar se sa në ato me dhè, ndaj dhe vendosa të mos luaj asnjë ndeshje edhe këtë sezon në këtë sipërfaqe. Po përgatitem për t’u rikthyer në mes të qershorit në Shtutgard”, deklaroi Roger Federer.

Related posts

JEP 12.5 MILIONË EURO/ Titullari i Realit shpëton ish-ekipin nga falimenti

Delo.autor

Me sytë nga Europa League/ Fiorentina piketon talentin e Juventusit

Isa.Autor

KURIOZITETET DHE STATISTIKAT/ Dynamo Kyiv pret Juventus në shtëpi, ja precedentët…

Delo.autor

Leave a Comment