Basketball Sport

LeBron James fantastik në fitoren e Cavaliers kundër Raptors

Një ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë. Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers ka shënuar edhe një fitore në serinë e ‘pal-off’ për t’iu afruar edhe më shumë gjysmëfinales së Konferencës Lindore.

Kalorësit ishin më të suksesshëm edhe njëherë kundër Toronto Raptors duke i mposhtur me dy pikë epërsi, 105:103.Dy çerekët e parë Cavs krijuan avantazh solid që e ruajtën edhe në periudhat tjera, por që në dhjetë minutshin e fundit kundërshtarët arritën të shkrinin epërsinë, por që nuk ishte e mjaftueshme për fitore.

LeBron James edhe mbrëmë shkëlqeu në takimin e tretë kundër kanadezëve duke shënuar 38 pikë, ndërsa u ndihmua edhe nga Kevin Love me 21 sosh.Te Raptors më i miri në parket ishte Kyle Lowrly me 27 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e tretë.

Ndryshe, Cavaliers i nevojitet edhe një fitore për të eliminuar nga gara Toronton, e cila nuk ka shijuar ende një triumf ndaj Clevelandit.Kujtojmë se sot do të zhvillohet edhe një ndeshje mes Golden State Warriors dhe New Orleans Pelicans.

Related posts

Takohen pas 21 vitesh/ Kjo është miqësorja e 2.8 miliardë njerëzve

Isa.Autor

EFEKTI DOMINO/ Lionel Messi fut në ankth gjithë Europën. Largimi nga Barça mund të sjellë “tërmet”

Delo.autor

VË NËN PRESION RIVALËT/ Guardiola: U kam thënë lojtarëve të mi ta harrojnë atë fjalë

Delo.autor

Leave a Comment