Futboll Seria A Sport

Juventus rekordesh në Serinë A, vetëm 3 gola të pësuar nga jashtë zone

Juventus është shumë pranë trofeut të 7-të radhazi në Serinë A në kampionatin Italian, një rekord që është vetëm i tyre, pasi askush nuk ka mundur të bëjë më mirë se ata.

Pas 35 javëve të luajtura “Zonja e Vjetër” ka golavarazhin më të mirë të kampionatit me 81 gola të shënuar dhe vetëm 22 të pësuar. Por ajo që është më interesante janë golat e pasuar nga jashtë zonës së 16 metrave.

Të besuarit e Massimiliano Allegrit kanë pësuar vetëm 3 gola (rekord në Serinë A këtë sezon) jashtë zonës së rrezikut, çka do të thotë se kundërshtarët e kanë shumë të vështirë që të provojnë portën nga distance të caktuara.

Në rast fitoreje në mbrëmjen e sotme kundër Bologna-s, Juventus do të jetë vetëm një hap larg titullit të Serisë A për sezonin 2017-2018-të.

Related posts

Kupa e Spanjës/ Celta Vigo-Barcelona, ja formacionet e mundshme

Q.Autor

CHAMPIONS/ Përballja me dyshen NEYMAR-MBAPPE, Hysaj “ndez motorët”

Isa.Autor

MIQ DHE “ARMIQ”/ Pike tregon supergjobën që i vendosi Guardiola: E kanë fajin mëngët e shkurtra

F.autor

Leave a Comment