Bundesliga Futboll Sport

Heynckes kërcënon Lewandowski: Unë jam ende shefi i Bayern

Situata te skuadra e Bayern Mynih nuk është aspak e mirë, sidomos pas polemikave që kanë lindur orët e fundit, në momentin që trajneri Jupp Heynckes zëvendësoi sulmuesin polak Robert Lewandowski, i cili nuk u soll si duhet në momentin që doli nga fusha e lojës. Megjithatë, trajneri u shpreh se nuk është aspak i shqetësuar nga kjo sjellje e sulmuesit. Lewandowski u zëvendësua në minutën e 77-të nga Sandro Wagner, por nuk preferoi të përshëndesë trajnerin 72-vjeçar në momentin që u ul në stol.

“Unë e kuptoj këtë sjellje, ai është një sulmues dhe ka dëshirë e pasion që të shënojë sa më shumë dhe Robert dëshironte të realizonte golin e tij të 30-të në Bundesligë këtë sezon. Kur vendosa ta zëvendësoj, e bëra këtë gjë pasi unë jam trajneri, unë jam shefi, ai që vendos për skuadrën time. Edhe mua nuk më ka pëlqyer asnjëherë kur më nxirrnin nga loja. Gjithsesi, biseduam pas ndeshjes dhe situata u qartësua, e kemi harruar atë incident”, u shpreh Jupp Heynckes. Bayern fitoi dje ndaj Këlnit me rezultatin 3-1

Related posts

I INFEKUAR ME KORONAVIRUS/ Galliani shtrohet në spital. Ja gjendja shëndetësore për ish-drejtuesin e Milan-it…

Delo.autor

BROZOVIC DREJT LARGIMIT NGA INTER/ Ideohet këmbimi me rivalët e Serisë A

Delo.autor

SEZONI CHAMPIONS 2019-2020/ Vlera 16 miliardë euro, ja skuadrat me lojtarët më të shtrenjtë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment