Futboll Sport

Vllaznia–Kamza, finalja që vendos për mbijetesën

Finalja e parakohshme e mbijetesës përgatitet me dy barazime, për Vllazninë dhe Kamzën. Të dyja skuadrat kanë humbur mundësinë që këtë fundjavë të merrnin më shumë se një pikë, duke parë mënyrën se si kanë shkuar ndeshjet përkatëse, Vllaznia në transfertën e Vlorës, dhe Kamza në përballjen shtëpiake me Luftëtarin. Shkodranët humbën një penallti me anë të Vucajt, por ndoshta ajo që peshon më shumë është fakti se nuk ruajtën deri në fund avantazhin e golit të Ribajt.

Në sekondat e fundit ai gol i Kamara solli zhgënjim te kuqeblutë, që duhet të punojnë shumë në aspektin psikologjik për të përgatitur mesjavën e sfidës direkte. E njëjta situatë edhe për Kamzën, pasi skuadra e Julian Ahmatajt humbi një mundësi të artë për të hedhur hapin drejt sigurimit të mbijetesës. Sulmuesi Stefan Racic i “kundërpërgjigjet” Vucajt, duke humbur penalltinë që mund t’i dhuronte fitoren ekipit të tij.

Zhgënjimi për fitoren e munguar është parë në përfundim të sfidës me duelin e mesjavës në “Loro Boriçi”, që mund të vendosë shumë në garën për mbijetesë. Të dy trajnerët duhet të punojnë më së shumti në aspektin psikologjik, pasi duhet rritur morali i skuadrave për fitoren e rrëshkitur nga duart gjatë fundjavës. Edhe pse 90-minutëshi i të mërkurës është një tjetër histori.

Related posts

Legjionarët/ Ëndrra amerikane ngec në trekëndëshin e Bermudës

Sadik.Autor

Arsenali i rrëmben mbrojtësin ballkanas Dortmundit

Sadik.Autor

LIVE/ Kastrioti-Kukësi: Starton pjesa e dytë, Cungu kryen zëvendësimin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment