Futboll Sport

Zyrtari i Flamurtarit shkruan pa doreza: Ja kush e shkaktoi dhunën në Vlorë

Deklarata e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka lënë askënd të kënaqur në klubin e Flamurtarit. Rruga është shtruar dhe tashmë pritet një tjetër dënim shembullor nga ana e FSHF-së për ekipin vlonjat. Bregdetarët besojnë se janë ekipi më i përsekutuar i kampionatit dhe mendojnë se gjithçka bëhet me qëllim që Flamurtari të dëmtohet sa më shumë në dëm të ekipeve të tjera. Zëdhënësi i shtypit të Flamurtarit, Cimi Ramaj, ka reaguar në “Facebook” me fjalë mjaft të ashpra në “Facebook”-un e tij personal.

Shkrimi – “Federat e Trukimeve te Futbollit” jam shume dakort qe toleranca ndaj dhunes te jet zero .
Por jo zero kur behet fjale per te denuar Flamurtarin.
Duhet te jet zero kunder atyre arbitrave qe dhe klouni i cirkut do i kishte zili.
Dhuna ne stadium nuk i nxit nga tifozet apo stafi i Flamirtarit por nga ata arbitra qe ju dergoni me mision te vecant ne ndeshje te caktuara duke u dhene dhe mbrojtje maksimale pas cdo dallaveri qe bejne ne fushen e lojes.
E gjitha kjo eshte nje skenar i hapur per te demtuar 3 here Flamurtarin.
E para duke e masakruar ne ndeshjen kunder Vllaznis.
E dyta per ti hapur rrugen Lacit ne ndeshjen e te merkures ne Vlore .
E treta per te demtuar Flamurtarin ne Komisionin e Disiplines si cdo jave .

Ju ftoj te beni nje bilanc te demeve kunder Flamurtarit, 17 penallti te dhena kunder, njera me skandal se tjetra.
E gjitha kjo eshte corba e gatuar nga ju .
Dhe me pafytyresin me te madhe dilni dhe mbroni keta kamikaze te komanduar nga dora juaj.
Te gjithe e pane qe dhuna u nxit nga arbitrat e takimit sepse jane mesuar qe pas cdo ofendimi apo masakrimi mbrohen nga Policia e Shtetit.
Qe nga tifozi me i thjesht dhe deri tek zyrtari me i lart i takimit apo policise ishin te vetdijshem qe dhuna u nxit nga Emirion Sino dhe Ilir Tartari.
Mos kerkoni fajtor tek te tjere kur fajtori jeni Ju”, – përfundon shkrimi i tij në “Facebook”.

Related posts

MORATA ËSHTË KTHYER NË PROTAGONIST NË MERAKTO/ Tifozët e dy skuadrave i kërkojnë ndihmë Alice Capello

Delo.autor

“XHIRAFA, TI JE?” Ja momenti kur Regulion përqafon Courtois me mall (VIDEO)

Delo.autor

Gattuso: Ëndërroj të qëndroj te Milan, por duhen rezultate

Q.Autor

Leave a Comment