Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Hamsik: Juventus është klubi më i fortë, por jo ekipi më i fortë…

Në ditën e golit të tij numër 100 në Serie A, Marek Hamsik nuk mund të festojë pasi Napoli është dorëzuar përfundimisht nga gara për titullin në Serie A: “Më vjen shumë keq si u mbyll ky sezon. Nuk e di nëse është e drejtë që Juventus të fitojë titulli. Ata janë klubi më i fortë, por ne meritonim diçka më shumë në fushën e lojës,” – ka thënë kapiteni i kaltër.

“Ne meritonim më shumë për kampionatin që kemi bërë,” – komentoi Hamsik, pas barazimit 2-2 në Torino. – Ne duhet të rritemi dhe të jemi më të fortë psikologjikisht. Nuk duhet ta ulim ritmin ikur përballemi me vështirësi, sepse kemi qenë një ekip më i fortë se Juventus.”

Në fund, kapiteni flet për trajnerin Sarri: “Uroj që ai të mbetet trajneri ynë, që të vazhdojë të na rrisë si skuadër.”

Related posts

“DY FITORET NA NDIHMUAN TË NGRIHEMI NË RENDITJE”/ Mbrojtësi Hoxha: Në garë për titull janë…

Delo.autor

INTERI “FËRKON” DUART NGA ARRITJA E MARRËVESHJES/ Zilaktërit 400 milion euro në hyrje

Delo.autor

Portieri shqiptar për rekord, askush si Strakosha në epokën “Lotito”

Sadik.Autor

Leave a Comment