Futboll Sport

Rikthehen 2 titullarë te Skënderbeu, Shehi dhe Muzaka në pritje

Dy rikthime pritet që të ketë trajneri Ilir Daja për ndeshjen e Lushnjës. Bëhet fjalë për Gledi Micin dhe Tefik Osmanin. I pari ka ezauruar pezullimin prej kartonëve, ndërsa i dyti është rikuperuar pas problemit muskulor që e la jashtë në ndeshjen kundër Laçit.

Në të tilla kushte pritet që Mici të paktën të jetë titullar nga minuta e parë, ndërsa për Osmanin mund të “kursehet” ndoshta, megjithatë vendimi do të merret këto ditë.

Ditën e sotme pritet që të shihen edhe problemet e portierit Orges Shehi dhe mesfushorit Gjergji Muzaka, të cilët lanë fushën të dëmtuar. Skënderbeu është i dënuar për të fituar, nëse do që të mbyllë llogaritë me titullin.

Related posts

Heynckes jep lajmin e gëzueshëm që të gjithë prisnin

Sadik.Autor

FITOI SUPERKUPËN E EUROPËS/ Shaqiri jep intervistë në gjuhën shqipe: Jam krenar për Kosovën… (VIDEO)

F.autor

CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË” PËR FEMRA/ Ja kush u zgjodh futbollistja më e mirë në botë për vitin 2019

Delo.autor

Leave a Comment