Futboll Sport

Rusi 2018: Gjermaninë do e kenë mallkuar, një yll tjetër në dyshim

Gjermania duket se është e pafat, pasi kohët e fundit ka pasur probleme dhe shqetësimi më i madh deri më tani ka qenë ai i portierit Manuel Neuer. “Bëhet, nuk bëhet”. Të gjithë presin të mësojnë nëse portieri i Bayern Munchen do të jetë i gatshëm për kombëtaren në “Rusi 2018”. Por për të mos mjaftuar dilemat në lidhje me portierin, së fundmi ka dilema të mëdha në lidhje me praninë e fantazistit turko-gjerman Mesut Ozil.

Nga Anglia vijnë lajme jo të mira. Mesfushori që luan në Premier League me Arsenal nuk ishte as në stol në sfidën kundër Burnley, që “Topçinjtë” e fituan me rezultatin 5-0. Sipas “The Sun”, mesfushori vuan nga një problem në shpinë dhe mund ta humbasë Botërorin. Në lidhje me dëmtimin misterioz të mesfushorit ka folur pas ndeshjes edhe trajneri i Arsenal, francezi Arsene Wenger, i cili në fakt nuk është se ka shumë informacion.

“Problemet me shpinën janë rikthyer sërish. Nuk e di se sa kohë nuk do të luajë, por mendoj se nuk do të jetë në dispozicion për ekipin për këtë sezon”, ka thënë tekniku i londinezëve, ndërkohë që OZil do të humbasë dy takimet që Arsenal-i do të zhvillojë ndaj Leicester dhe Huddersield Town. Më 13 maj mbyllet sezoni, por për të nisur Botërori duhet edhe një muaj kohë, pasi gjithçka hapet me takimin Rusi-Arabi Saudite, më 14 qershor.

Gjatë kësaj periudhe do të shihet me interes gjendja e Ozil, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Gjermanisë së Joachim Low. 29-vjeçari ka luajtur rregullit në Premier League me Arsenal, duke shënuar 4 gola në 26 ndeshje në kampionat, ndërkohë që me “Pancerat” numëron plot 89 takime. Në fillim të muajit qershor Gjermania luan dy ndeshje miqësore, fillimisht me Austrinë me 2 qershor e më pas me Arabinë Saudite më 8 qershor. Për ta garimi në “Rusi 2018” nis më 17 qershor me ndeshjen në grupe kundër Meksikës.

Related posts

Kalendari i F1-shit për vitin 2019, largohen dy pista legjendare?

Sadik.Autor

Gattuso nuk përmbahet, luan të gjitha kartat në Londër

Q.Autor

CONTE TEK MILAN/ Presidenti SCARONI qartëson situatën me një telefonatë

Isa.Autor

Leave a Comment