Futboll Premier League Sport

Ylli i Chelsea: Nuk ka asnjë mundësi që të transferohem te United

Tifozët e Manchester United mund të jenë zhgënjyer nga një koment i bërë së fundi nga Eden Hazard, të cilën shpresonin ta shihnin në fanellën e tyre.
Hazard ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Chelsea që nga transferimi nga Lille gjashtë vite më parë, ndërsa tani për të ka interesim nga Real Madrid dhe Manchester United.

Belgu ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me Chelsean, dhe kjo ka bërë që të ketë dyshime për një transferim të mundshëm te Manchester United.

Por, 27 vjeçari ka hedhur poshtë gjitha mundësitë për një transferim ‘Old Trafford’, ku do të bashkohej me ish trajnerin e tij, Jose Mourinho.

“Jo, nuk ka mundësi”, ka deklaruar Hazard në pyetjen nëse do të transferohet te Manchester United.

Related posts

“EL CLASICO”/ Rakitic “SHTANG” mbrojtjen e madrilenëve, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ I kemi shënuar 14 gola Andorrës, Kombëtarja vetëm një humbje kundër rivalit të sotëm

F.autor

Bari ka këtë plan për mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Q.Autor

Leave a Comment