Cristiano Ronaldo pritet të mungojë një javë pas dëmtimit në kavilje por do të jetë gati për ndeshjen e fundit të La Liga-s dhe finalen e Champions League.
Ylli portugez u zëvendësua pas pushimit në El Clasico-n e së dielës pas pësoi një dëmtim në kavilje teksa shënoi golin e barazimit në Camp Nou.
Tifozët e Real Madrid ishin të frikësuar se ai nuk do të ishte gati për finalen e Champions League këtë muaj por Marca dhe Diario AS kanë raportuar se ai nuk është në rrezik.
33-vjeçari do të humbasë ndeshjet e kampionatit me Sevilla dhe Celta Vigo por ai pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Villarreal dhe për finalen e kompeticionit evropian ndaj Liverpool.