Moto GP Sport

MotoGP/ Marquez pëlqen të përplaset me Rossin, nisin polemikat

Polemikat mes Marc Marques dhe Valentino Rossi-t ndoshta nuk do të marrin kurrë fund. Pas garës për Çmimin e Madh të Spanjës, këtë herë lideri i Botërorit kthehet me argumentua për të komentuar incidentin mes Pedrosa-s, Lorenzo-s dhe Dovizioso-s.

Në shtypin spanjoll piloti i Honda-s u shpreh: “Për aq sa shoh për atë që ndodhi në Argjentinë, unë kam bërë një gabim dhe kam qenë i pari që kam shkuar për të kërkuar edhe falje. Natyrisht, kam edhe unë stilin tim për të treguar se jam fitimtar, por nuk dua që të prek pilotët e tjerë. Rossi ka përdorur fuqinë e tij të madhe mediatike dhe nuk është një përballje që i bën mirë motoçiklizmit”.

Duke u kthyer te kontakti në Jerez mes kolegëve të tij, ai komentoi: “Edhe këtu në Jerez ka ndodhur një incident në garë, jemi të gjithë në limite dhe çdo gjë mund të ndodhë. Ajo që ndodhi këtu është e njëjtë si ajo që ndodhi në Argjentinë, por të tre janë treguar zotni burra duke pranuar në gradën e mirë atë që ndodhi, duke kuptuar se ato janë aksidente që mund të ndodhin kur garon. Ka momente e momente…”, tha në përfundim piloti spanjoll që mori vendin e parë në pistën e Jerez dhe që sot kryeson klasifikimin për pilotë në MotoGP me 70 pikë në 4 gara, 12 pikë më tepër se Johan Zarco me Yamaha KTM që është ndjekësi më i afërt.

Related posts

De Laurentiis për yllin e Napoli-t: Allegri është i dashuruar pas tij

Sadik.Autor

Mourinho: Me tërë këto shpenzime, ky ekip duhet ta fitojë Premier League

Isa.Autor

Interi ka një aleat të fortë për Vrsaljkon, DORËZOHET Atletico Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment