Boks Sport

Dana White: Po punojmë për një duel mes Nate Diaz dhe St-Pierre në UFC-227

Pas deklaratës së Nate Diaz se synon të rikthehet këtë sezon në kafaz pas dy vitesh pushim dhe zërave se ka nisur diskutimet me UFC-në për një duel të mundshëm në verën e këtij viti, ka ardhur sot edhe miratimi i presidentit Dana White. Numri 1 i arteve marciale mikse ka deklaruar sot se po synon të riktheje në kafaz dy prej ikonave të këtij sporti, amerikanin Nate Diaz dhe kanadezin Georges St-Pierre, një duel që nuk do të jetë për titullin kampion. Ky duel mund të zhvillohet më 4 gusht, në UFC-227.

E pranoj që jemi duke punuar për të patur një event UFC-227 të nivelit të lartë, ku objektivi kryesor do të jetë një duel mes Nate Diaz dhe Georges St-Pierre. Zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit në media janë të sakta. Për këtë event që zhvillohet në Los Anxhelos synojmë edhe një duel tjetër të madh mes Alexander Gustafsson dhe Luke Rockhold”, ka deklaruar presidenti i UFC-së, Dana White. Nate Diaz nuk duelon në kafaz që prej revanshit të humbur ndaj Conor McGregor, dy vite më parë.

Related posts

RISIA/ Barcelona inspirohet nga rrugët e qytetit për fanellën e tretë

Isa.Autor

SFIDA NDAJ ARSENAL/ Dy titullarët e rëndësishëm të Klopp në dyshim për ndeshjen

Delo.autor

BARE SFIDON BARCELONËN/ Xavi: Ndeshja ndaj Espanyol? E vështirë, ja çfarë më ka surprizuar më shumë

Delo.autor

Leave a Comment