Futboll La Liga Sport

Valverde: Griezmann është lojtar i madh, por…

Trajneri i Barcelonën është hyrë në debatin se a duhet të shpenzojë shumë para për të transferuar sulmuesin e Atletico Madridit Barcelona apo jo

Ernesto Valverde ka treguar admirimin e tij për Atoine Griezman por ka thënë se duhet treguar respekt për Atletico Madridin.

Duke folur në vikend për media, presidenti i Barçës Josep Maria Bartomeu tregoi që ai është takuar me agjentin e lojtarit dhe po ashtu ka pasur biseda të paspecifikuara me presidentin e Atleti, Enrique Cerezo.

Griezman ishte thënë se dëshiron transferimin diku tjetër para Botërorit.

Por, Valverde ka thënë se francezi duhet që të koncentrohet në finalen e Europa Ligës që do të zhvillohet kundër Marseille javën që vjen.

“Nuk e di saktësisht se çfarë kanë biseduar Bartomeu me presidentin e Atleticos”, tha trajneri i Barcelonës.

“Ai është lojtar i madh, nuk kam dyshim oër këtë. Me vjen keq por mendoj se nuk është mirë të flasim për një lojtar që nuk është i joni. Mendojë që duhet të kemi respekt për kundërshtarët tonë. Griezmann ka një finale për të luajtur dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Ai është lojtar i madh, kjo është e qartë. Në të ardhmen do të shohim çfarë do të ndodh”.

Related posts

LEGANES-REAL MADRID/ “Los Blancos” barazon shifrat, shënon Benzema

Delo.autor

Mourinho sulmon kritikët: Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit

Q.Autor

FITORJA E “ZIKALTËRVE” NË DERBIN E MILANOS/ “Kuqezinjtë” i “dhurojnë” Interit 1.1 milionë euro, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment