Futboll Sport

Luhet java e 33-të, Skënderbeu mund të festojë titullin kampion

Kategoria Superiore nuk pushon aspak. Futbolli shqiptar rikthehet këtë të mërkurë me sfidat e javës së 33-të. Luhet për titullin, Europën dhe mbijetesën. 2 ndeshje do të luhen në orën 16:00 dhe tre të tjera në orën 19:00, me Skënderbeun që mund të festojë titullin vetëm disa orë pasi të mbyllë ndeshjen e tij pasi në rast fitoreje ndaj Lushnjës dhe një ndalese të Kukësit përballë Teutës, korçarët do të ishin zyrtarisht kampionë.

Shansi matematik për të mbyllur çështjen e titullit, ose më e pakta vendosja efektivisht e një dore te trofeu. Skënderbeu luan në Lushnjë me synimin të mbyllë sa më shpejt praktikën në kampionat, për t’u përqendruar më pas te finalja e Kupës.Një fitore e korçarëve, e kombinuar me barazimin ose humbjen e Kukësit në fushën e Teutës do të mbyllte çdo diskutim. Në këtë rast diferenca e pikëve do të ishte e parikuperueshme në tre javët e fundit. Në anën tjetër, nëse Skënderbeu fiton, ashtu si edhe Kukësi, skuadra e Dajës mund të festonte në javën e 34-rt, edhe vetëm me një barazim ndaj Teutës.Në letër gjithçka duket e lehtë përballë skuadrës që i ka dhënë prej javësh lamtumirën Kategorisë Superiore dhe ka nisur promovimin dhe eksperimentimin me lojtarët e rinj që do të jenë pjesë e projektit gjatë sezonit të ardhshëm.Megjithatë KUJDES! Lushnja ka treguar javë pas jave se kërkon t’i luajë dhe t’i shijojë minutat e fundit të mbetura në elitë. Këtë e provoi Partizani, që u frenua në barazim 1-1, por edhe Kukësi që fundjavën e kaluar fitoi 2-1 me vështirësi dhe mes polemikave për vendimet e arbitrave.Skëndërbeu ka kualitetin dhe eksperiencën që të mos ia komplikojë situatën vetes, por mbi të gjitha kërkon të reagojë në fushë pas dy humbjeve radhazi. Të besuarit e Dajës duhet të bëjnë sforcon e fundit fizike pas një sezoni shumë të gjatë me numër rekord ndeshjes, por edhe të gjejnë motivimin e humbur prej distancës dhe diferencave të krijuara me rivalët prej startit të sezonit.

Related posts

SUPER GOL NGA GODITJA E DËNIMIT/ Endri Çekiçi dhuron “show” në kampionatin slloven (VIDEO)

Delo.autor

TMERROHET FAMILJA E THIAGO SILVAS/ Dy grabitës i bëjnë pritë makinës. Ja çfarë i morën

Delo.autor

ZBULON TRE GJENITË E FUTBOLLIT/ Capello: “Pleshti” është një prej tyre, ndërsa CR7…

Delo.autor

Leave a Comment