Futboll Ligue 1 Sport

Neymar po negocion me Real Madridin, në lojë edhe Il Fenomeno

Neymar tashmë ka filluar të negociojë me Real Madridin, për inkuadrimin e tij me “Los Blancos” në sezonin e ardhshëm. Sipas gazetës “AS”, një emisar i klubit të bardhë e ka takuar dy herë brazilianin në shtëpinë e tij, në Rio de Janeiro.

Gazeta spanjolle në fjalë siguron se klubi i bardhë ka një aleat në përpjekjen e tij për të marrë sulmuesin brazilian, i cili u transferua për shumën rekord botëror në futboll, 222 milionë euro, nga Barcelona te PSG, verën e vitit të kaluar.

Nuk është asgjë më pak se Ronaldo Nazario, i cili do të përpiqet ta bindë Neymar të bëhet “galaktiku” i radhës i Florentino Perez. Përveç kësaj, disa burime e vlerësojnë me 260 milionë euro shumën, me të cilën transferimi mund të kryhet.

Neymar ishte dëshmitar në “Saint Denis”, në finalen e Kupës së Francës, të cilën PSG e fitoi 2-0.

Related posts

Barcelona gjen trashëgimtarin e Andres Iniesta, do të befasoheni…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Barcelona takohet me PSG-në, gati transferimi i madh…

Isa.Autor

FUTBOLLISTI DHE GJYQTARJA BUKUROSHE/ Dashuria e pazakontë që lindi pas një kartoni të kuq

Delo.autor

Leave a Comment