Futboll Premier League Sport

Sean Cox, tifozi i Liverpoolit në gjendje të rëndë shëndetësore

Irlandezi është ende në spital dhe gjendja e tij është kritike por familja shpreson që ai të shërohet. Ata po ashtu kanë falënderuar të gjithë tifozët që kanë ofruar ndihmë për të

Familja e Sean Cox kanë thënë sot se ata “janë të prekur dhe krenar” nga mesazhet e mbështetjes për tifozin e Liverpool, por gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike.

53 vjeçari ishte lënduar kur tifozët huliganë të Romës e kishin goditur me çekiç dhe mjetet të tjera të forta gjatë gjysmëfinales së parë të Romës në Anfield, ku policia e Merseyside kishte arrestuar edhe dy italianë.

“Si familje jemi të prekur dhe krenar me mbështetjen që kemi marrë nga Liverpool pasi është lënduar Sean dy javë më parë”, kanë thënë në një deklaratë familja Cox që është publikuar në faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Nga stafi i mrekullueshëm mjekësorë të Qendrës Walton e cila po vazhdon të kujdeset me të madhe për Sean e deri tek oficerët shumë të dedikuar të policisë së Meseyside të cilët na kanë asistuar në momentin që ne kemi arritur, e që ishte një komoditet i joni pasi që ndiheshim mirë në duart e tyre. Nuk ka fjalë për të përshkruar mikëpritjen dhe ndjenjat që kanë treguar për ne njerëzit e zakonshëm të Liverpoolit dhe Irlandës të cilët në çdo vend kanë treguar gjenerozitet dhe solidaritet me ne”, kanë shkruar në mes tjerash familja Cox, e cila në fund ka treguar se Sean ende mbetet në gjendje kritike dhe duke luftuar për jetë.

Related posts

Rikthehet spektakli i Champions/ Njihuni me SUPER ndeshjet e mbrëmjes së sotme (FOTO)

Isa.Autor

KËRKOHET NGA MILAN/ Mesfushori Isco drejt transferimit në Premier League tek klubi…

Delo.autor

KË DO TË DËSHIRONIT NË EKIPIN TUAJ? Roma dhe “Katalanasit” shkëmbëjnë mesazhe për…

Delo.autor

Leave a Comment