Futboll Sport

Një pikë nga ndeshja me Laçin, Bifsha: Skuadra luajti mirë, vështirë që të marrim penallti

Pas barazimit pa gola ndaj Laçit, trajneri Petraq Bifsha u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, edhe pse në katër përballje sezonale kundër bardhezinjve nuk ka arritur të sigurojë dot qoftë edhe një fitore.

Megjithatë ai foli me jo pak tone ironike kur kujtoi dy rastet për 11-metërsh që lojtarët e tij pretenduan në fushë. “Kam dyshime për dy penallti, por është e vështirë që Flamurtari të marrë penallti”, tha Bifsha. “Por ekipi ka bërë maksimumin, në të gjitha ndeshjet kundër Laçit. Dje na lajmëruarn që do të luanim në Elbasan dhe ekipi ka bërë maksimalen. Në fund i falënderova djemtë për atë që dhanë në fushë”.

Për 94 minuta lojë, Bifsha kreu vetëm një zëvendësim, dhe për këtë Bifsha thotë: “Skuadra po funksiononte mirë, po luante lart dhe po bënim prsion. Po funksiononim në çdo moment dhe isha i bindur që do të shënonim. Pavarësisht se në fund na shpëtoi portieri sepse është normale që kur hidhesh në sulm të lësh dhe ndonjë hapsirë prapa. Por ne do të vazhdojmë punën për të ecur përpara. Me kto të tjerat, me penalltitë, kur do të marrim penallti unë nuk merrem”.

Related posts

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Mbrojtësi tremb Partizanin, lë stërvitjen i fashuar dhe pritet të mungojë

Delo.autor

POLICIA MBYLL KËRKIMET PËR AVIONIN E ZHDUKUR/ Mesazhi rrënqethës i motrës së Sala: Ju përgjerohem, postoni…

Delo.autor

GUARDIOLA U PËRGJIGJET AKUZAVE TË NEVILLE: “Nuk u kam thënë kurrë lojtarëve të mi ta bëjnë këtë gjë”

Isa.Autor

Leave a Comment