Futboll Seria A

Rikthehet në skenë Liga Kineze, ofertë e ‘çmendur’ për Mandzukiç

Mario Mandzukic vihet në shënjestrën e klubeve kineze e më konkretisht në atë të Hebei Fortune.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere Dello Sport”, kjo skuadër ka bërë një ofertë për sulmuesin kroat të Juventusit që ka të bëjë me një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon.

Ideja e Hebei Fortune është që të sigurojë shërbimin e Mandzukic në janar duke qenë se sezoni i ri në Superligën kineze nis në 2 mars të vitit të ardhshëm.

Megjithatë kjo e Hebei Fortune për Mandzukic duket se do të mbetet thjesht një tentativë, pasi sulmuesi i përfaqësueses kroate ka vendosur që të qëndrojë në Itali duke e refuzuar ofertën e skuadrës që drejtohet nga Pellegrini.

Nuk është hera e parë që në Kinë tentohet blerja e Mario Mandzukic.

Sezonin e kaluar ishte Tianjin, Guoan dhe Shanghai Shenhua ishin klubet që u përpoqën të siguronin shërbimin e Mandzukic, por ai i refuzoi ofertat e tyre në mënyrë kategorike.

Related posts

“NUK BËJ PREMTIME”/ Asllani flet për të ardhmen e tij tek Inter

F.autor

ECURIA NË EUROPË/ Shqipërinë e kalon edhe… Lihtenshtejni. Ja renditja e plotë

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Lexuesit e BBC nuk kanë dyshime, zgjedhin Brojën si më të mirin e Southempton

Delo.autor

Leave a Comment