Futboll Sport

Trashi shfryn pas zëvendësimit ndaj Luftëtarit: Ja e vërteta e zemërimit

Situata te Partizani ka kohë që është e ngarkuar, ku pa dyshim zhgënjimet e këtij sezoni kanë bërë që të kuqtë të humbasin vetëpërmbajtjen në javët e fundit. Lojtarët janë aq nën presion, sa shpërthimet e tyre kanë dalë në pah në seancat e fundit stërvitore, por edhe gjatë ndeshjeve.

Një ditë para ndeshjes me Luftëtarin ishte Telushi që debatoi me trajnerin Dalipi për mospërfshirjen si titullar. Ndërsa dje ka qenë radha e Trashit që të shfryjë, ku pas zëvendësimit në minutën e 86- të, fillimisht kur është ulur në stol, ka goditur me grushte pankinën. Më pas, i nervozuar, është larguar menjëherë në drejtim të dhomave të zhveshjes, pa pritur përfundimin e ndeshjes. Veprimi i Trashit la të kuptohej se e kishte me zëvendësimin që i bëri trajneri Dalipi, por në prononcimin e tij për “Panorama Sport” pas ndeshjes, mesfushori tregoi se e vërteta është ndryshe.

Sipas versionit të tij, dëshpërimi nuk ishte me vendimin e trajnerit, por dëmtimin që nuk e la të luante deri në fund. Trashi është një ndër pikat më të forta të Partizanit, por barazimin me Luftë- TOMOR SHEHU tarin nuk e ka kapërdirë lehtë teksa besonte te fitorja pas rezultatit 2-0 të pjesës së parë.

Related posts

RONALDO-JUVENTUS/ Deputeti Erion BRAÇE ka një mesazh për portugezin (FOTO)

Isa.Autor

PLAS KEQ TEK MAN CITY/ I pakënaquri Guardiola “SHERR” me Sterling pas fitores së derbit

Isa.Autor

Merkato/ Edhe Chelsea ‘joshet’ nga Sanchez, Mourinho ndjen ‘kërcënimin’ e Contes

Q.Autor

Leave a Comment