Futboll Seria A Sport

Rezultati i finales për tifozët e Milanit ishte i parashikuar tek skenografia…

Profetët kuqezi! Në këtë mënyrë mund të ironizohet koreografia e tifozëve të Milan, pas finales së Kupës së Italisë. Pak orë pas disfatës në Romë, të bën për të qeshur ajo që ultrasit kuqezi paraqitën në “Olimpico”. Me sloganin “All in”, për të dhënë gjithçka në 90 minuta lojë, fytyra e një xholi me katër asa në dorë, “poker”.

Duhet të ishte koreografi për t’i dhënë kurajë futbollistëve në fushën e lojës, por në fund të ndeshjeve tabela e stadiumit tregonte rezultatin 0-4, për Juventus. Katër gola, aq sa katër asat e treguar nga tifozët e Milan. Një koreografi shumë e bukur, por një autogol i mirëfilltë për tifozët kuqezinj.

Related posts

E BUJSHME/ Gjigandët e Champions Leagues kërkojnë ‘yllin’ e Kombëtares kuqezi

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Ja shuma e frikshme që NBA ka humbur prej pandemisë dhe shpenzimet për rikthimin

Delo.autor

Inter tenton për Politano, mban takim me agjentin e sulmuesit

Sadik.Autor

Leave a Comment