Futboll Sport

Rroca mbyll sezonin, mesfushori i Luftëtarit gati për aventurën europiane?

Eduart Rroca mbyll sezonin. Fantazisti i Luftëtarit është ndalur pas problemeve që ka patur me muskujt e barkut. 25-vjeçari ashtu siç e kishte planifikuar do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, duke humbur kështu 3 ndeshjet e fundit të sezonit. Prej disa javësh mesfushori nga Librazhdi luante i dëmtuar, një fakt që e evidentonte edhe trajneri Luftëtarit Hasan Lika. Ndeshja me Partizanin ishte e fundit për këtë sezon me Rrocën që ka udhëtuar drejt kryeqytetit ku do t’i nënshtrohet ndërhyrjes. Pritet që periudha e riaftësimit të jete disa javore, periudhë e mjaftueshme për t’u bërë gati për aventurën europiane me zikaltrit.

Pikërisht ky ishte dhe pakti që vete lojtari kishte bërë me drejyuesit e klubit, të ndihmonte skuadren në arritjen e objektivit dhe më pas t’i nënshtrohej ndërhyrjes për të qene gati në Europa League. Barazimi me Partizanin thuajse ka konfirmuar pjesëmarjen e gjirokastritëve për herë të parë në Europë, dhe me largimin e Kristal Abazajt dhe me Dejvi Bregun drejt largimit, Rroca pritet të jetë futbollisti kryesor në lojën e gjirokastritëve. Edhe emri i fantazistit ka perfunduar në axhenden e disa klubeve te huaja dhe Europa League mund të jetë një vitrinë për të. Por përpara se të tregojë edhe aty vlerat e tij në fillim duhet të kaloje problemin shëndetesor.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Partizani, Të pafat kampionët. Shpëton për mrekulli porta e Ruçit

Delo.autor

STATISTIKAT/ Atalanta mes 16 më të mirëve të Europës, ja vlerësimi i mbrojtësit Gjimshiti ndaj Ajax…

Delo.autor

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, vazhdon të vendos rekorde

Sadik.Autor

Leave a Comment