Futboll Seria A Sport

“Titullin na e vodhën. Sarri? Kemi dalë në vend të dytë edhe me Mazzarri!”

Me rastin e prezantimit të grumbullimit që do të bëhet nga Napoli në Dimaro, nga 10 deri më 30 korrik, Aurelio De Laurentiis ka folur edhe për të ardhmen e Sarri. “E kemi lënë një takim për javën e ardhshme, – tha pronari i Napoli. – Uroj që të jemi me të në grumbullimin e ardhshëm të ekipit për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm, por nuk mund ta detyroj me forcë.”

Por nuk mungon edhe një “thumb” ndaj trajnerit: “Kemi dalë në vend të dytë edhe me Mazzarri. Nuk është se kemi bërë ndonjë arritje të jashtëzakonshme, megjithatë unë e kam vlerësuar punën e Sarri prandaj jam gati ta vazhdojë bashkëpunimin.”

Më pas, De Laurentiis shtoi: “Na janë hequr tetë pikë me pa të drejtë, na janë vjedhur nga vendime të gjyqtarit. Titulli do të kishte qenë i yni. VAR nuk është përdorur mirë me ne, por ndoshta është edhe faji ynë.”

Related posts

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Ish-miss “BumBum'” bën tatuazh

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ DEONTAY WILDER/ Reagon Fury: Ndaj atij nuk kam për të dueluar më kurrë në të ardhmen

Delo.autor

ENERGJI TË REJA DHE MUSKUJ/ Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja shqiptare ndaj San Marinos

Delo.autor

Leave a Comment